Aktualitet

Aksident i rëndë në Vaqarr, ndërron jetë 23-vjeçari!

Një aksident me vdekje është regjistruar në Vaqarr të Tiranës, ku për pasojë ka humbur jetën një 22-vjeçar.

Ai ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë dhe është përplasur nga një mjet dhe nuk u ka rezistuar plagëve.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:05, ku automjeti tip “Audi’, me drejtues shtetasin A. Sh., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T., 23 vjeç.

Ende nuk dihen arsyet e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat.