Aktualitet

Aksident i rëndë në Qafë Murriz, përfundojnë në spital 3 persona

Një aksident automobilistik ndodhi sot në Qafë Murriz.  Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit dhe një pasagjere pësuan lëndime, por aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, grupi hetimor është mobilizuar për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e tij.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.09.2024, në Qafë Murriz, mjeti me drejtuese shtetasen H. H., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin G. Sh.

Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja A. Xh. (pasagjere në automjet me shtetasin G. Sh.), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.