Bota

Aksident i rëndë në Moldavi! Digjen brenda makinave të përfshira pesë persona, shtatë të tjerë dërgohen në spital!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kishinau-Balti në Moldavi, ku janë shënuar pesë viktima.

Sipas medias vendase “TV Moldova”, të përfshira në aksident janë dy makina që janë përplasur me njëra-tjetrën.

Raportohet se 5 persona janë gjetur të djegur, ndërsa 7 persona të tjerë janë transportuar në spital.

IGP bën me dije se një orë më parë, në afërsi të qytetit të Codreanca, ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor ku janë përfshirë mjetet “Opel” dhe “Mitsubishi”.

Në vendngjarje, paraprakisht u konstatua se njëra prej makinave ka kryer manovra është përplasur kokë më kokë me makinën që lëvizte në drejtim të kundërt.

Pas përplasjes, të dyja makinat kanë shpërthyer në flakë, 5 persona janë gjetur të djegur dhe 7 persona të tjerë, mes të cilëve edhe të mitur janë transportuar në spital.

Në vendngjarje ndodhen të gjitha shërbimet përgjegjëse për ndërhyrjen dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave.