Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në Shënkoll të Lezhës, ku drejtuesi i furgonit të një shkolle ka përplasur një fëmijë 7 vjeç, nxënëse e klasës së parë.
Sipas informacioneve të para, e mitura mësohet se është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma.
Bëhet me dije se në momentin e aksidentit, 7-vjeçarja po kthehej nga shkolla.
Ndërkohë efektivët kanë arrestuar shoferin e autobusit të nxënësve, shtetasin me iniciale P.F, 56 vjeç. Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin P.F, 56 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij autobus që transporton nxënës shkolle, në aksin rrugor dytësor Shënkoll-Lezhë, ka aksidentuar një vajzë të mitur 6 vjeçe, e cila u transportua në Spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Automjeti autobus është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale. Drejtuesit të automjetit i është bërë dhe testi i alkoolit ku ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool (0.00 mg/l)
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njofton policia.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.