Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas të moshuarin që lëvizte me biçikletë!

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shën Pjeter të Fierit.

Një  banor i  këtij fshati , 73 vjeç , teksa ka qenë  duke lëvizur me biçikletë, është goditur nga një automjet dhe si pasojë e përplasjes  ka përfunduar në asfaltin e rrugës.

Pas njoftimit në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe një ambulancë e cila e ka transportuar të plagosurin në Spitalin Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore dhe sipas burimeve të informacionit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë.