Aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë e goditjes së fortë, njëra nga makinat ka përfunduar në kanal në anë të rrugës.
Sipas burimeve në vendngjarje, në automjetin që goditi murin rrethues kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët u dërguan në urgjencën e spitalit Rajonal të Lezhës.
Ndërkohë sipas të njëjtave burime, është dashur ndërhyrja e policisë, punonjësve zjarrfikës dhe banorëve për të nxjerrë të dëmtuarit nga automjeti që përfundoi në kanal.
Policia ndodhet në vendngjarje, e cila po punon për shkaqet e plota të këtij aksidenti.
Top Channel