Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin “Lezhë-Milot”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Policia ka dhënë detaje nga aksidenti me vdekje i ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot ku humbi jetën një 80-vjeçar.
Blutë raportojnë se në aksident janë përfshirë kamioni me drejtues shtetasin me iniciale K.J., dhe makina tip “Volkswagen”, me drejtues 70-vjeçarin me iniciale Z. C., ku udhëtonin edhe 3 persona të tjerë.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur shoferi i Volkswagen dhe tre pasgjerët që ndodheshin në automjetin që drejtohej prej tij.
Por një nga pasagjerët, 80-vjeçari me iniciale I. D., ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Ndërsa 3 të dëmtuarit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Për shkak të aksidentit është bllokuar aksi rrugor Lezhë -Laç.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Z. C., rreth 70 vjeç, me kamionin me drejtues shtetasin K. J.
Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai.
Njëri nga pasagjerët, shtetasi I. D., 80 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, ndërsa 3 të dëmtuarit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.