Bota

Aksident i frikshëm në Meksikë, autobusi me pasagjerë përplaset me kamionin e mallrave, humbin jetën 19 persona

Një aksident i tmerrshëm i ka marrë jetën 19 personave, pasi një kamion mallrash që transportonte misër u përplas me një autobus pasagjerësh në Meksikë.

Autobusi me 25 persona u përplas dhe u përmbys në një autostradë në shtetin Zacatecas të Meksikës të shtunën.

Sipas raporteve lokale, rimorkioja, e cila mbante misër, ishte shkëputur nga traileri kur autobusi i pasagjerëve e goditi atë, duke përfunduar jashtë rruge në një greminë të thellë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se ishte duke kryer hetime për të arrestuar shoferin e kamionit.

Top Channel