Aktualitet

Aksi Lezhë-Mabë, policia ‘përzgjedh’ shkelësit e rregullave të qarkullimit!

Sezoni turistik ka bërë që disa akse rrugore të jenë tejet të frekuentueshme, për shkak se qytetarët i drejtohen bregdetit. Në një kohë kur Policia Rrugore duhet të shërbejë për mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe lehtësimin e trafikut, në disa raste ata po kthehen në makth për qytetarët.

Në aksin rrugor Lezhë-Mabë një nga më të frekuentuarit gjatë muajve të verës,  një patrullë e këtij aksi më (datë 27 qershor pas mesdite 14:00) kryente ndalesa selektive duke mos respektuar asnjë kod të qarkullimit rrugor.

(Vendi ku stacionohet patrulla)!

Teksa shumë automjete ndaloheshin për ndezjen e dritave, qindra të tjera kalonin në sytë e tyre me pasagjerë dhe drejtues mjetesh që drejtonin mjetin pa rrip sigurimi. 1 në 4 makina ndalohej për ndezjen e dritave, ku mesa duket policia vepron me anë të shansit!

Po ashtu ‘mbyllja e syve’ vijonte dhe për parakalimet e gabuara dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit, të cilët po ashtu ndalohen nëse të ‘bie 10-ta’!

Në këto raste uniformat blu kthehen më shumë në problematikë, sesa i’u vijnë në ndihmë qytetarëve duke shkaktuar pakënaqësi tek ta dhe madje duke u bërë shkak për konflikt mes tyre dhe punonjësve të policisë.

Policia Rrugore duhet të mësojë njëherë e mirë se rregullat e qarkullimit duhet të jenë të barabarta për të gjithë dhe nëse ato shkelen, nuk duhet të ketë përzgjedhje të shkelësve./E.H