Akrepi zbulon më shumë për projektin e ri muzikor si dhe për jetën e tij private…
Live From Tirana • 21:07 19/02/2021
Në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth projektit të ri muzikor “Samurai” ishte i ftuar këngëtari Evis Nako, i njohur ndryshe si Akrepi. Me një karrierë të gjatë muzikore, Evisi foli më shumë për mikrofonin e “Top Albana Radios”-s për jetën e tij si dhe me çfarë po merret për momentin.
Unë jetoj në Lombardi ku për hir të së vërtetës është një zonë e kuqe sa i përket pandemisë. Po merrem me muzikë që nga viti 2019 si dhe jam duke shkruar edhe një film me metrazh të shkurtër. Sa i përket projektit “Samurai” më erdhi si ide për t’i dhënë të gjithëve forcë e për t’i ngrejtur moralin. Vetë refreni që thotë: “Luftës i shkoj deri në fund”. Klipi i këngës u xhirua në Poloni. Klipet përgjithësisht i bëjë vetë ku edhe një film me metrazh të shkurtër gjithashtu e kam bërë vetë. Realizimi kërkon shumë energji. Filmi ka vështirësi por gjëja e lehtë është kur ke një histori që e ke përjetuar. Unë jam perfeksionist si natyrë. 
Të gjithë besoj e mbani mend hitin e vjetër të Akrepit që titullohet “Xhoana”. Por si nisi ideja e këtij projekti dhe kush ishte Xhoana, ja çfarë thotë Akrepi:
Nuk ishte historia ime personale por e një shokut tim. Xhoana është një vajzë që kur kam jetuar në Bari, kaluam me makinë, e pamë dhe u hoq si italiane. Shoku e njohu kush ishte edhe kështu nisi e gjitha. E nisëm ta shkruanim bashkë këngën. Lëviza në Napoli dhe mbaj mend që në studio këngën e kam regjistruar për 20 minuta. Videoklipi u bë: “Na mbaje pak kamerën” (qesh).
Akrepi na zbuloi më shumë edhe rreth jetës së tij personale si dhe dha një mendim për repin në Shqipëri:
Për mua familja është gjëja më e rëndësishme. Unë kam dy djem dhe një vajzë dhe mendoj se shkollimi dhe edukimi i tyre është parësor. Jam rritur me norma dhe me vlera. Jam mësuar të bëjë shumë për familjen. Sa i përket repit në Shqipëri më thënë të drejtën pak e ndjek sepse jam më shumë i dhënë pas muzikës soul dhe jazz. Duhet patur kujdes në tematikën e këngëve, mos të bëhemi përsëritës. Hip Hop-i është bërë i modës, kur kam qenë unë ishin 3-4 të njohur, tani ka shumë. 
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flutura Brakaj mesazh të rinjve: “Proces i gjatë, por duhet të besojmë!”
Live From Tirana 00:05 21/09/2024
26 mijë ndjekës më shumë?! Kush është ish-banori i BBV që ‘mbretëron’ në Instagram këtë javë?
Live From Tirana 00:04 21/09/2024
Librat që të ndryshojnë botëkuptimin, Aida Baro: “Ka gjithmonë një anë tjetër për të zbuluar…”
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
“Mos mbani lule në…”/Trendet e reja të arredimit të shtëpisë sipas Anila Hetoja!
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
Rikthehet Zhaku, ndan me publikun të pathënat e jetës së saj të re si nënë: “Emri i djalit…”
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Maskat e duhura për fytyrën me përbërës direkt nga frigoriferi juaj…
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Koha për të manifestuar, ja çfarë sjell eklipsi hënor për të gjitha shenjat e zodiakut!
Live From Tirana 00:00 18/09/2024