Magazine

Akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta pas këtë fundjavë!

Këtë fundjavë, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, duke shënuar fillimin e orës dimërore. Siç është traditë, kjo ndodhi në të dielën e fundit të tetorit, për këtë vit në datën 27 tetor.

Ndryshimi i orës do të bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Për përdoruesit e aparateve celularë smart, ky proces do të ndodhi automatikisht.

Lëvizja e akrepave ndodh dy herë në vit: në fund të tetorit dhe në fund të marsit, kur ora shkon përpara. Ky sistem ka për qëllim shfrytëzimin sa më të mirë të energjisë diellore.

Historikisht, ndryshimi i orës në Europë ka pasur shumë variacione, por filloi të përhapet masivisht pas krizës së parë të naftës në vitin 1974, kur shumë vende vendosën ta avancojnë orën për të shfrytëzuar më shumë dritën natyrore dhe për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike.