Moderatorja Kiara Tito gjatë “Dancing With The Stars Fan Club”, ka falenderuar në emër të saj dhe të Luizit të gjithë njerëzit që e kanë uruar për pritjen e ëmbël. Ajo shprehet se është tepër e emocionuar dhe e lumtur që e kanë ndarë këtë moment bashkë me publikun, përmes muzikës. Kiara tregon se kjo është një dhuratë për të gjithë ata që besojnë në dashurinë e saj dhe të Luizit.
Luzi Ejlli, i ka emocionuar të gjithë fansat me performancën e tij në sheshin “Skëndërbej”, për Natën e Bardhë, me këngën më të re titulluar “Frymë” kushtuar të voglës së tij. Luizi u shoqërua nga Kiara Tito, e cila dukej shumë e gëzuar nga reagimi i publikut për këngën kushtuar të voglës së tyre. Ndërsa teksa këtë e ka postuar edhe në “Instastory”, Kiara shkruan:
Ca emocioni sonte. Akoma se kam marrë veten nga i ftohti, por gjëja më e mirë që sonte isha duke të parë ty!
Gjatë ditës së djeshme Kiara zbuloi se kishte bërë një ndryshim në pamjen e saj, pasi postoi një foto në “Instastory”, ku duket që i ka prerë dhe errësuar flokët. E menjëherë pas këtij ndryshimi, Kiara duket se ka marrë shumë mesazhe ku e kritikojnë për këtë veprim pasi sipas tyre, nuk duhet t’i presësh flokët gjatë shtatzënisë, të cilave u është përgjigjur.