Celebrities Gossip Showbiz

Akoma pa u divorcuar nga Icardi Wanda Nara nis një romancë të re me këngëtarin e njohur!

Teksa futbollisti Mauro Icardi duket se nuk e pranon ndarjen dhe vazhdon të publikojë foto me Wanda Nara-n, bukuroshja argjentinase ka nisur një romancë të re. Këngëtari i njohur L-Gante ka deklaruar se ai dhe Wanda po njihen me njëri-tjetrin gjatë programit “La Noche de Mirtha”. Ndërkaq, ai ka shprehur se:

Ajo është e bukur, ajo është një grua e bukur. Unë po e njoh. Ne po njohim njëri-tjetrin.

Dyshja e njohur Nara dhe Mauro kohët e fundit kanë pasur shumë probleme. Ata janë takuar në Argjentinë së fundmi për një tentativë të fundit për t’u ribashkuar por gjithçka ka shkuar kot. Gjatë takimit çifti ka debatuar ashpër duke dëgjeneruar në sherre dhe ulërima mes njëri tjetrit. Kur janë kthyer në Turqi Wanda ka marrë fëmijët dhe është transferuar në një apartament.

Ndërkohë sipas mediave italiane Wanda ka nisur procedurat për divorc me futbollistin e Galatasaray-it. Ndërkaq, mediat e huaja shkruajnë për një tjetër skandal mes tyre. Thuhet se Icardi dhe ish-i tjetër Maxi Lopez janë duke u përgatitur për një reality me Wanda-n. Kujtojmë se Mauro dhe Wanda kanë qenë së bashku prej 9 vitesh. Wanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me futbollistin Mauro Icardi.