Akil Pano ka lindur në qytetin e Tiranës në vitin 1974. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin Shtetëror të Tiranës, i diplomuar në Histori dhe Master në Filozofi. Studime të tjera në fushën e Teologjisë i ka zhvilluar në Hungari dhe SHBA.
Ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë (Komuniteti Protestant/Ungjillor themeluar në Shqipëri që prej 1892) Aktualisht është pastor i Kishës Ungjilli i Krishtit Tiranë.
Është producenti i programit të mirënjohur radiofonik në gjuhën Shqipe “Through the Bible” i cili përmes TWR (Trans World Radio) transmetohet në gjuhë të ndryshme në mbi 120 vende të botës. Është autor i disa librave dhe artikujve të botuar në median e shkruar. Si Këshillues Martesor ka mentoruar shumë çifte në zgjidhjen e konflikteve dhe fuqizimin e familjes.
Person me një profil të dukshëm publik dhe një zë i qartë në mbrojtje të lirisë, vlerave të njeriut dhe familjes. Është bërë i njohur në shoqëri përmes përfshirjes së tij aktive në debatin publik në emisione televizive duke trajtuar tema me karakter etik dhe social. Është lektor i ftuar në konferenca ndërkombëtare në vende si Gjermania, Hollanda, Britania e madhe dhe SHBA. Në jetën akademike jep kontributin e tij si pedagog në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Akil Pano ka trajtuar tema shumë interesante sociale në sezonin e parë të emisionit “Dita e 8”.