Gossip

Ajola Xoxa: “Ju tregoj të vërtetën mbi raportin tim me Kastro Zizon”

Thashethemet se mes saj dhe Kastro Zizos ka patur një marrëdhënie dashurie, kanë kohë që qarkullojnë në rrjet. Bëhet fjalë për Ajola Xoxën, bashkëshorten e Kryetarit të Bashkisë të Tiranës, Erion Veliaj.

Herë pas here fansat në rrjetet sociale vendosin që t’a ngacmojnë atë në lidhje me këtë temë duke i kërkuar me ngulm që Ajola të zbulojë ndonjë detaj dhe kjo gjë nuk vonoi. Ditën e sotme, bukuroshja i është përgjigjur një komentuesi në Instagram duke i rrëfyer të gjithë historinë e njohjes me Kastro Zizon.

Ajola zbulon se me këngëtarin njihet që në gjimnaz pasi kanë qenë në klasa paralele. Ajo shkroi me gërma të mëdha ku theksoi se ata të dy nuk kanë qenë kurrë të lidhur madje nuk kanë patur as simpati për njëri-tjetrin. Takimet e tyre ishin të rralla në olimpiada të ndryshme, madje edhe përshëndetjet ishin të ftohta.

Kastro Zizon ose Klevis Begën, jo vetëm që nuk e kam patur KURRË të dashur, por as që nuk kam dalë ndonjëherë me të, e as që nuk e kemi pëlqyer ndonjëherë njëri-tjetrin, madje as miq nuk kemi qenë në gjimnaz, ishim tek “Petro Nini Luarasi” por në klasa paralele, pra të ndryshme.

Të vetmet gjëra që na bashkonin ishin olimpiadat e fizikës dhe muzika. Kur isha në gjimnaz këndoja edhe unë, ndërkohë Kastro me mikun e tij të ngushtë Renin, patën formuar grupin “2 Farm”, që u bë shumë i famshëm në atë kohë dhe më patën kërkuar të këndoj një kënge me ta.

Kënga u regjistrua në studio, por unë nuk dola kurrë në skenë me ta, sepse më pas u largova për studime jashtë Shqipërisë. Kështu që edhe pse kemi 20 vite që njihemi, thjesht e përshëndesim njëri-tjetrin me respekt, kaq.

Ndërkohë, i kontaktuar nga Top Albania Radio, Kastro Zizo ka dhënë komentin e tij duke i vënë vulën një herë e mirë këtyre aludimeve!

Ajola e ka thënë fiks, nuk kam çfarë të shtoj. Mendoj se kjo histori është bërë shumë idioteske, si një gjë 14-vjeçarësh por në media.