Celebrities Music Showbiz

Ajo që po prisnim të gjithë bëhet realitet, Bebe Rexha së shpejti me një këngë shqip!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka përgatitur një këngë në gjuhën shqipe që mund ta sjellë për fansat e saj të shumtë shqiptarë shumë shpejt. Autorja e shumë hiteve ndërkombëtare e ka publikuar një video në InstaStory teksa e ka vënë në sfond këngën në kompjuter. Ndërkohë që fillon kënga, Bebe pyet:

A ta publikojmë këtë? A ta publikojmë këngën shqipe në verë?

Kënga titullohet “Të dua”, ndërsa njëri varg thotë: “Nga New Yorku në Kosovë”. Me ritme shqiptare në formë të një remiksi, Bebe duket e lumtur teksa këndon së bashku me këngën në sfond.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Artisti australian PNAU ka publikuar një tjetër bashkëpunim hit të titulluar “Stars” së bashku me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe yllin e muzikës ‘reggaeton’, Ozuna. Me publikimin vjen edhe videoja e tyre muzikore e gjeneruar plotësisht nga Inteligjenca Artificiale, e cila krijoi një kombinim të fantashkencës së viteve ’70 me animacion duke përdorur mjetet e AI.

“Bebe” titullohet albumi i fundit i këngëtares së njohur më origjinë shqiptare Bebe Rexha, i cili menjëherë pasi ka dalë në shitje, ka filluar të ngjitet lart në top listat ndërkombëtare të muzikës. Aktualisht ai renditet si albumi i pestë më i shitur në nivel global, sipas matësit të platformës muzikore iTunes.