Health & Beauty

Ajo që duhet të bëni nga sot e tutje është të lani flokët me birrë…

Një ndër elementët që ndikon shumë në përmirësimin e shëndetit të flokëve, është birra. Larja e flokëve me birrë do t’i bëjë ata më të butë e më të shëndetshëm, duke u falur edhe një shkëlqim të natyrshëm. Birra është e pasur me shumë proteina, të cilat ndihmojnë në forcimin e rrënjës së flokëve dhe në rritjen e tyre. E rëndësishme është që të ndiqni udhëzimet pikë për pikë në mënyrë që të merrni siç duhet përfitimet e këtij produkti në flokët tuaj.

Hidheni birrën në një enë, sepse, nëqoftëse do ta përdorni atë çdo ditë, është më mirë që ajo të mos mbetet brenda në shishe. Birra nuk duhet të ketë gaz, është mirë ta hapni atë disa orë para se ta përdorni. Para se të aplikoni birrën, lani flokët si zakonisht, në mënyrë që të hiqen të gjitha papastërtitë nga flokët që të mos ndikojnë në efektin e birrës.

Pas aplikimit të saj, ju mund të përdorni një balsam, në mënyrë që flokët të mbeten të butë dhe aroma e birrës të zhduket. Ju gjithashtu mund të përzieni birrën me produkte të tjera për të rritur përfitimet e saj. Mos u shqetësoni për erën e birrës, sepse në pak minuta do të zhduket dhe do të shikoni që do të mbeteni të kënaqura me rezultatet e shkëlqyera që do të merrni. Gjithashtu, duhet të konsumoni ushqime dhe pije që përmbajnë vitaminë C, e cila mban ngjyrën e gjallë dhe stimulon rritjen e flokut.