Pak minuta më parë, Romeo, Elgiti dhe Donaldi publikuan këngën që prej ditësh e kishin paralajmëruar në rrjete sociale. Aq shumë e komentuar se kujt i dedikohet ‘Picasso’ që duket se aktori dhe në këtë projekt nuk ka lënë pa vendosur disa detaje nga historia e tij e shumëpërfolur me Borën.
Në pjesën e tij, fjalët e tekstit tregojnë në mënyrë kronologjike historinë mes tyre që prej fillimit të takimit të famshëm mes tij dhe prezantueses.
Ma tha truri për me t’puth, ma tha truri për me t’humb, ma tha truri për me t’lut, ma tha truri për me vujt
Nëse rikujtojmë nga takimi i tyre puthjen, më pas fakti që Donaldi e humbi Borën pasi u lidh me Trixa-n dhe në rrëfimin e tij së fundmi që na tregoi se po përpiqet ta rifitojë dhe që po pret që ‘bora të shkrijë’.
Më pas një detaj tjetër është varësja në videoklipin e aktorit, ku në një moment shfaqet teksa e prek duke e vënë pranë zemrës.
Dhe në fund të ‘Picasso’, komentin e këtyre fjalëve po jua lëmë ju në dorë…
Ajo nuk ka faj, jo jo, as unë nuk kam faj
Para disa ditësh, aktori u rrëfye si kurrë më parë te ndjekësit e tij. Ai tregoi se përpos gjithë çfarë ka treguar publikisht gjatë qëndrimit të tij në ‘BBV’ nuk dëshiron më që përflitet për jetën e tij personale.