Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Prime-n e djeshëm si lidere e re e shtëpisë Vëllai i Madh i caktoi Eglës të vendoste dy banorë në televotim dhe më i votuari do të ishte finalisti i parë iëtij edicioni dhe zgjedhja e saj ishte Heidi -Romeo. Ama banorëve të tjerë nuk iu komunikua i plotë ky televotim dhe ata kujtojnë se një prej tyre do të eleminohet. Juli i është shprehur çiftit se Egla e ka personale me Heidin, teksa iu kthye se nuk e priste se një grua në moshën e saj të kishte një sjellje të tillë dhe të kërcënote.
Heidi: Po çfarë i kam bërë unë?
Juli: Po ku di unë se çfarë i ke bërë ti. Ajo thotë e kam personale me të
Heidi: Ajo erdhi dhe më kërcënoi mua. Pse më ke thënë ti mua do të ha
Juli: Po pra personale është
Heidi: Po bë gruaja 50 vjeçe ashtu?!
Juli: Po mirë puna e saj, mua s’më intereson fare
Romeo: Ti u pajtove me vendimin e saj
Juli: U pajtova
View this post on Instagram
Diçka e papritur ka ndodhur në shtëpi. Mbasditen e sotme është komunikuar për banorët se Egla ndodhej në një gjendje jo të mirë shëndetësore e për momentin shfaqej e shtrirë në shtratin e saj me vigon duke marrë serum. Disa orë më vonë shëndeti i Eglës u përmirësua dhe disa nga banorët shkuan për ta parë tek dhoma e gjumit. Një ndër ta ka qenë edhe Romeo, e më vonë teksa Egla bisedonte me Julin iu shpreh se iu bë shumë qejfi që Romeo tregoi se ka një zemër të madhe, por e mërzitur se Heidi ende nuk kishte shkuar ta shikonte.