Celebrities Gossip Showbiz

“Ajo ka lindur mashkull…”/Bashkëshortja e Macron i paditi dy francezet për shpifje, ja me çfarë u përballën ato!

Bëhet e ditur se së fundmi një gjykatë në Paris ka gjobitur dy gra dhe i ka urdhëruar ato të paguajnë rreth 8,000 euro si dëmshpërblim për gruan e presidentit francez Emmanuel Macron për pretendimin se ajo kishte lindur burrë.

Thashethemet filluan në vitin 2021, kur Amandine Roy intervistoi gazetaren e pavarur Natacha Rey, e cila pretendoi se Brigitte Macron lindi si një burrë i quajtur Jean-Michel Trogneux. Videoklipet e intervistës qarkulluan në internet dhe deri në atë dhjetor hashtag-u #JeanMichelTrogneux po tërhiqte vëmendjen kombëtare.

Zonja Macron, emri i vajzërisë së së cilës është Brigitte Marie-Claude Trogneux, i paditi dy gratë vitin, duke i akuzuar për shpifje dhe shkelje të privatësisë së saj.

Nga ana tjetër së fundmi bëhet e ditur se Zonja e Parë e Francës do të jetë pjesë e serialit të njohur të Netflix “Emily In Paris”.

Seriali i njohur këtë vit transmetoi edhe sezonin e katërt të tij por të ndarë në dy pjesë. Në muajin gusht u transmetuar vetëm disa episode ndërsa pritet që nesër më 12 Shtator të dalin edhe episodet e mbetura të këtij sezoni. Mund t’ju duket çudi por Zonja e Parë e Francës Brigitte Macron do të shfaqet në serialin e njohur në episodet e fundit.

Revista Elle në lidhje me këtë lajm bëri të ditur se Macron do të vijë komplet ndryshe. Ndërsa Darren Starr, producent, i zbuloi për revistën se Macron “ka shumë talent”. Paraqitja e ish-mësueses 71-vjeçare, sipas yllit të serialit hit, Lily Collins, ka qenë në diskutim që nga viti 2022.