Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë qenë në një lidhje me njëri-tjetrin për më shumë se tetë muaj. Gjatë asaj kohe romanca e tyre mori një vëmendje shumë të madhe dhe të gjithë mendonin se ata ishin shumë të lumtur. Së fundmi kanë dalë në dritë detaje të reja.
Sipas një burimi të brendshëm të “In Touch Weekly”, fansat e Pete Davidson mendojnë se ai duhet të bëjë një shkëputje nga bota e madhe e showbiz-it dhe të ketë prioritet shëndetin e tij mendor. Media gjithashtu pohoi se këta miq pretendojnë se Kim Kardashian e përdori Pete Davidson vetëm për të kaluar traumën nga ish-bashkëshorti Kanye West.
“Këta nuk janë njerëzit që kujdesen shumë për të dhe nuk duan ta shohin atë në më të mirën e tij,” pohoi burimi.
“Ku është Kim kur të gjitha gjërat po shkojnë keq? Askund! Por çfarë prisni nga Hollivudi?” deklaruan ata.
Pavarësisht se gjërat u mbyllën thashethemet e fundit që qarkullojnë bëjnë me dije se Kim po mendon të rikthehet me Pete.