Një ish-koleg i Johnny Depp e ka akuzuar ish-gruan e aktorit të Hollywood-it, Amber Heard, për rënien në karrierën e tij filmike. Në një klip për dokumentarin e ri, “Johnny vs Amber”, muzikanti Bill ‘Beano’ Hanti ka thënë se aktorja e kishte parë suksesin e Depp dhe kishte ndërhyrë në jetën e tij.
Hanti ka bërë muzikë me aktorin në vitet ’80 në grupin “The Kids”, përpara se ai ta përqendronte vëmendjen e tij në aktrim pas suksesit në filmin e vitit 1984, “A Nightmare On Elm Street”. Në pohimin e tij, Bill sugjeron që Amber e shfrytëzoi rolin në filmin e përbashkët “The Rum Diary” të vitit 2011 për t’u afruar me të. Ai u shpreh se:
Asaj iu dha mundësia të ishte pjesë e atij filmi dhe ia doli.
Hanti ka shprehur shqetësimin për diferencën në moshë midis Depp dhe Heard dhe e fajësoi atë për shkatërrimin e jetës së yllit të “Pirates of the Caribbean”.
Në atë kohë i thashë: “John, ajo është 25 vjeçe. E kuptoj. Mos u marto me të. Nuk duhet. Ti je Johnny Depp”. Ajo ia shkatërroi jetën. Ajo me të vërtetë e bëri… Kjo ia shkatërroi totalisht karrierën, i kushtoi miq dhe një pjesë të familjes.
Sipas tij, Amber i hyri Depp aq shumë në kokë, saqë aktori u çmend plotësisht, deri në atë masë sa filloi të konsumonte alkool dhe mori drogë, deri në çmenduri. Aktori i njohur i nominuar për çmimin ‘Oscar’ dhe aktorja Amber Heard kanë qenë të martuar që nga viti 2015 dhe deri në 2017-ën. Por më pas ata të dy u përfshinë në një procedurë divorci që përfshinte akuza të shumta për abuzim. Pavarësisht të gjithave, në një deklaratë në vitin 2016 nga dyshja, ata pranuan se përveçse marrëdhënia e tyre ishte shumë pasionante, ndonjëherë ishte kthyer edhe në një marrëdhënie të paqëndrueshme.