Bota Celebrities Politikë

“Ajo do ta paguajë…” Për kë e ka Trump?

Donald Trump, kandidati republikan për president i Shteteve të Bashkuara, zhvilloi një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Fox & Friends’, ku komentoi zhvillimet e fundit në politikën amerikane dhe debatin e tij të së martës mbrëma me Zëvendës Presidenten Kamala Harris.

Një nga pyetjet kryesore në intervistë ishte lidhur me mbështetjen e popullares së muzikës, Taylor Swift, për Kamala Harris. Trump shprehu qëndrimin e tij në lidhje me këtë mbështetje duke thënë:

Unë nuk jam një fans i Taylor Swift; ishte thjesht çështje kohe që ajo të mbështeste një kandidat demokrat. Ajo nuk mund të mbështesë Biden. Shikoni Bidenin; nuk mund ta mbështesësh atë. Swift është një person shumë liberal dhe gjithmonë duket se mbështet demokratët. Ndoshta ajo do të paguajë një çmim për këtë.

Gjithashtu, Trump theksoi se ai e konsideron debatin e fundit si një nga përformancat e tij më të mira deri tani, duke e quajtur atë “debati im më i mirë”. Ai insistoi se performanca e tij e fuqishme në debat kishte forcuar pozitat e tij në garën presidenciale.