Horoskopi

Ajo ç’a të gjithë duam të dimë është kur përfundon Mërkuri në retrogradë?

Ky është retrogradi i dytë i Mërkurit për këtë vit, një fenomen që ndodh tri herë në vit. Sipas astrologjisë, gjatë këtyre periudhave mund të përjetojmë më shumë ndërprerje, keqkuptime dhe vonesa në fusha të tilla si komunikimi, teknologjia, udhëtimet dhe tregtia. Pra, kur përfundon Merkuri retrograd dhe çfarë ndodh gjatë kësaj periudhe? Zbuloni disa detaje…

Në astrologji, Mërkuri retrograd është i lidhur me vështirësi në komunikim, teknologji, udhëtime dhe planifikime. Është e rekomandueshme që të shmangen fillimet e projekteve të reja gjatë kësaj periudhe dhe të jemi më të kujdesshëm në komunikim. Retrogradi i Mërkurit, që është i dyti për këtë vit, filloi më 4 gusht dhe përfundon më 29 gusht.

Çfarë mund të ndodhë gjatë Mërkurit në retrogradë?

– Mërkuri retrograd do të jetë në shenjën e Virgjëreshës nga 4 deri më 15 gusht, dhe pastaj do të kalojë në shenjën e Luanit pas 15 gushtit.

– Mund të ndodhin ngadalësime në komunikim, udhëtime dhe në proceset e blerjeve dhe shitjeve.

– Vendimet e marra mund të shtyhen ose ndryshohen.

– Mund të fillojmë të kuptojmë vlerën e vërtetë të gjërave dhe individëve në jetën tonë.

– Mund të kuptojmë aspektet ku na ndikon ndjenja e perfeksionizmit dhe si e teprojmë me vetkritikën.

– Mund të evidentojmë momentet kur e kemi zhvlerësuar veten duke u kritikuar ose duke kërkuar miratim të tjerëve.

– Mund të ndihmojmë në identifikimin e asaj që është e dobishme dhe asaj që është e padobishme për ne.

– Mund të përballemi me pasojat e qëndrimeve tona kritike dhe gjykuese.

– Mendimet tona mund të ndikojnë në shëndetin tonë fizik.

– Nëse nuk jemi produktivë dhe nuk lejojmë mendjen të relaksohet, mund të bëhemi dyshues, obsesivë dhe të shqetësuar.

– Mund të ndodhin diagnoza të gabuara, probleme me mjekimin, alergji dhe çështje të tjera shëndetësore, siç janë problemet me zorrët.

– Probleme teknike, defekte në pajisje dhe automjete të vogla, sulme kibernetike, vjedhje dhe mashtrime mund të rriten.

– Mund të dalin në dritë fakte të fshehura, skandale dhe zbulime të reja.

– Marrëdhëniet e vjetra mund të përmirësohen nëpërmjet bisedave të sinqerta.