Sport

“Air Albania” mbyll dyert, derbi i kryeqytetit zhvendoset në qytetin bregdetar

Tirana – Dinamo është një nga supersfidat e javës së 9-të të Superiores. 2 ekipet do të luajnë mes tyre derbin e parë të këtij sezoni, sfidë kjo që do të zhvillohet ditën e shtunë e parashikuar për në orën 17:00.

Mësohet që FSHF ka vendosur që kjo sfidë mos të luhet në “Air Albania”, kjo për të ruajtur tapetin në gjendje optimale për dy sfidat e rradhës të kombëtares shqiptare, që do të luhen gjatë muajit nëntor.

Klubet dhe FSHF-ja duket se kanë gjetur dakordësinë mes tyre, që ky derbi mes Tiranës dhe Dinamos, të përballen mes tyre në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës ditën e shtunë.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i axhendës së ndeshjes nga ana e klubit bardheblu, për të mësuar më pas edhe orën kur do të startojë kjo ndeshje.