Lajmet e fundit

“Ai që mi ka vjedhur brekët do i hy dru”- Juli acarohet keq me banorët: Do marr ato të vajzave dhe…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda, mëngjesin e sotëm e ka çuar të gjithë shtëpinë e “Big Brother VIP 3” në “këmbë” pasi disa banorë i kanë vjedhur të brendshmet.

I revoltuar ai nisi që të kontrollojë të gjithë dollapët e banorëve, megjithëse nuk gjeti gjë.

Juli i mërzitur nga kjo situatë i kërcënoi hapur banorët duke thënë se ai që ia ka marrë brekët t’ia gjejë ose në të kundërt do ta përballet me të fizikisht.

Pjesë nga biseda:

Juli: Më kanë vjedhur të gjithë brekët o vlla

Rike: Janë të miat mos i prek

Juli: Gjithkund do i fus se skam çfarë të bëj. Aj që i ka marrë të çohet e ti gjejë sepse do i hyj dru fizikisht

Romeo: Rike ose Roza i kanë marrë

Juli: Çfarë është kjo lojë?

Romeo: Lojë leshi është kjo. Kush ishte te banja dje

Rike: Pse do merrem me brekët e Julit unë?

Juli: Jo vetëm të miat por të gjithë djemve

Rike: Ca je duke thënë more, pse flet kot se mua mi kanë marrë për vete mbathjet

Juli: Pse nxehesh o Rike?

Romeo: 100% i ka marrë Rike se u nxeh kot

Juli: Tani të futesh te sirtarët e të tjerëve dhe të marrësh 15 njërit, 20 palë tjetrit dhe 30 palë tjetrit. Kush e ka bërë do ta vuaj. Unë do të marr të gjitha brekët e vajzave dhe do ti nxjerr në shesh

Françeska: A je i sigurt që si ke harxhuar të gjitha

Juli: Unë dje i nxora nga lavatriçja si do ti harxhoj të gjitha

Françeska: Tani vazhdon muhabet brekësh

Juli: Tani nëse ky Big Brother dëshiron që të bëhet muhabet brekësh hajde ta bëjmë