Çifti i njohur i aktorëve Blake Lively dhe Ryan Reynolds njihen për raportin dhe lidhjen unike që ata kanë me njëri-tjetrin. Sidomos kur vjen fjala për rrjetet sociale ku gjithmonë arrijnë të rrëmbejnë vëmendjen e të gjithë ndjekësve dhe mbështetësve me postimet e tyre. Për shembull, Reynolds një herë postoi një foto për të uruar bashkëshorten e tij për ditëlindje dhe e kishte prerë fytyrën e saj dhe dukej vetëm ai, ndërkohë që dhe Lively më vonë u përgjigj duke postuar një foto të Ryan Gosling në vend të Reynolds në ditëlindjen e burrit të saj.
Në një Instagram Story të publikuar nga aktorja në llogarinë e saj personale, ajo ngacmon bashkëshortin për pamjen e tij. Së fundmi Ryan Reynolds ishte në një event në Britani për ‘Deadpool & Wolverine’ ku takoi disa fansa. Aktori u shfaq i veshur me një kostum në ngjyrë blu dhe jeshile, ndërsa në duar kishte një qen të vogël, i cili në fakt njihet si “qeni më i shëmtuar i Britanisë”.
Por ishte Blake Lively ajo që ka shprehur admirimin e saj për bashkëshortin në mënyrën më epike.
“Ndihmë! Ai po përpiqet të më lërë sërish shtatzënë”, shkruan ajo.
Gjithësesi Blake Lively dhe Ryan Reynolds njihen të dy për sensin e tyre të humorit, si dhe ngacmimet e tyre me njëri-tjetrin.