Bota Tech

AI nuk ndalet, videoja virale shfaq disa nga liderët botëror si kriminelë të rrezikshëm…

Një video e fundit e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, vë sërish në lojë disa nga personazhet më të njohur dhe liderë të botës, duke i shfaqur ata si kriminelë. Në videon në fjalë, Elon Musk paraqitet si një grabitës i armatosur dhe shumë emra të tjerë po ashtu.

Teknologjia është përdorur gjithashtu për të krijuar video të rreme të disa prej individëve të profilit më të lartë në botë, duke përfshirë Donald Trump, Kamala Harris dhe Vladimir Putin, “duke kryer krime”. Videoja e rreme, tregon Musk duke grabitur një dyqan nën kërcënimin e armëve dhe më pas duke e djegur atë duke përdorur një armë zjarri, përpara se të arrestohet dhe të vihet në pranga nga policia.

Më vonë në të njëjtën video, ish-presidenti Trump i veshur me një bluzë portokalli dhe me dy armë të zeza shfaqet duke hyrë në një dyqan ndërsa kërcënon stafin me armë, ndërsa Kamala Harris shfaqet në një mënyrë të ngjashme përpara se të bërtasë ndërsa po arrestohet nga oficerët me uniformë.

Vladimir Putin, Barack Obama dhe madje edhe Papa kanë një paraqitje të ngjashme në videon e postuar në X. Figura të tjera të trajtuara me “deepfake” në klip përfshijnë Mark Zuckerberg dhe Joe Biden.

Rikujtojmë po ashtu se, një video e krijuar nga Inteligjenca Artificale, e cila nuk shfaq askënd tjetër përveç Donald Trump dhe Kamala Harris, është bërë virale në rrjetet sociale. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një video që ka paraqitur dyshen politike duke i vendosur në situata romantike.

Ish-presidenti dhe zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shfaqen të kapur për dore teksa ecin në një plazh në perëndim të diellit, duke ndarë një puthje pasionante, madje edhe duke pritur ardhjen e një fëmije. Në një skenë tjetër që është po aq gazmore dhe disi rrëqethëse, Kamala shihet duke përqafuar një “fëmijë Trump” dhe seksioni i komenteve është i mbushur me reagime. Videoja tregon në mënyrë të përkryer se sa kreative mund të bëhet AI, duke i kthyer dy nga figurat më të njohura politike në situata të papritura romantike.