Bota Celebrities

“Ai është i pamëshirshëm, i keq dhe…”/Robert De Niro ‘shpërthen’ sërish kundër Trump!

Është bërë e ditur tashmë se aktori i njohur Robert De Niro nuk e ka aspak qejf ish-presidentin Donald Trump. Në shumë intervista ai është shprehur se njerëzit nuk duhet ta votojnë atë që të rizgjidhet president i SHBA-së. Në maj, ai krahasoi Trump me Hitlerin dhe Musolinin, duke shprehur habinë se pse njerëzit nuk e marrin seriozisht. Së fundmi gjatë një diskutimi me Chris Wallace, De Niro e qortoi në lidhje me pyetjen që i bëri kur i tha se nëse Trump fiton sërish ai nuk do të hiqte dorë nga pushteti.

Aktori 81-vjeçar, i cili është një kritik i zëshëm i ish-presidentit 78-vjeçar, tha:

Ti e di që ai nuk do ta bëjë! Ai e ka deklaruar vetë! Ai kurrë nuk do të heqë dorë. Dhe kushdo që e mashtron veten duke menduar që ai do ta bëjë, turp për ju!

Gjithashtu Wallace më pas e pyeti nëse ata janë takuar ndonjëherë pasi të dy kishin jetuar në New York në vitet ’70 dhe ’80. De Niro u përgjigj se ai kurrë nuk kishte dëshiruar të kishte të bënte me Trump, duke e quajtur atë “një idiot” dhe shtoi se vendi ka nevojë për dikë si Kamala Harris, që ka qëllime të mira. De Niro gjithashtu tregoi edhe për arsyen pse ai beson që Trump është një “gangster”.

 Në çdo mjedis, ekziston nderi. Nëse nuk mban fjalën tënde dhe nuk bën gjënë e duhur me njerëzit, pavarësisht se në cilën profesion je, do të margjinalizohesh. Dhe në atë botë, është pak më e vështirë.

De Niro përfundoi duke thënë se njerëzit që mbështesin Trump do ta kuptojnë më në fund se çfarë njeri i lig dhe keqdashës është.

Ai është i pamëshirshëm.