Kafeina krijon një varësi të rrezikshme. Aq e rrezikshme është kjo varësi sa Shoqata Amerikane e Psikiatrisë e ka cilësuar intoksikimin nga kafeina dhe heqjen dorë të saj si diagnozë të çrregullimeve mendore. Me këtë nënkuptohet se njerëzit e intoksikuar nga kafeina ose ata që kanë hequr dorë prej saj, përjetojnë simptoma të ngjashme të çrregullimeve mendore. Një nga arsyet përse kafeina është kaq popullore është se ka efekt nxitës dhe stimulus. Në të vërtetë, njerëzit që nuk konsumojnë kurrë kafeinë janë më vigjilentë se ata që janë mësuar me kafeinën.
Nëse një njeri ka konsumuar më shumë se doza e rekomanduar ditore prej 400 mg në ditë dhe krejt papritur ndalon së konsumuari atëherë do të përballet me simptoma psikologjike. Simptomat shfaqen një ditë pas lënies ose uljes së sasisë së kafeinës. Simptomat janë dhimbje koke, pagjumësi, lodhje dhe plogështi, mungesë vëmendjeje, irritim, luhatje humori, simptoma të ngjashme me gripin, depresion, kontraktime muskulare, të pëziera. Ekspertët shpjegojnë se njerëzit e metabolizojnë kafeinën në ritme të ndryshme ndaj simptomat nuk janë të njëjta për të gjithë.
Si të shmangni varësinë nga kafeina? Mos e konsumoni çdo ditë ose përpiquni ta konsumoni në intervale të çrregullta. Konsumoni kafe pa kafeinë. Alternoni nga kafeja tek çaji. Mbani nën vëzhgim sasinë e kafeinës që merrni nga pijet energjike, çokollata dhe medikamentet. Si ta përballoni varësinë dhe heqjen dorë nga kafeina? Përpiquni të ulni sasinë e kafeinës por jo më shumë se 20% çdo javë.
Mund të përballeni me dhimbje koke, por nëse i trajtoni si çdo dhimbje koke tjetër do t’i kaloni shpejt. Nëse hiqni dorë menjëherë, gjërat do të përkeqësohen. Ekspertët rekomandojnë heqjen dorë gradualisht nga kafeina deri sa të mos keni nevojë për të. Së fundmi, por jo nga rëndësia, ndërmerrni disa hapa për të përmirësuar regjimin tuaj ushqimor.
Me siguri ju ka ndodhur që t’ju derdhet ndonjëherë kafja në rrobat tuaja apo në mobiliet e shtëpisë dhe sa nervozë mund të jeni berë. Sidomos më pas e marrim me mend se sa të vështirë e keni pasur për të pastruar njollat që kafja ka lënë pas. Por tani nuk keni pse të shqetësoheni më për këtë. Madje edhe nëse ju ndodh kjo gjë, ekziston mënyra me të cilën do ta zgjidhni këtë problem sa më lehtë.