Aktualitet Sport

Aguero hedh në gjyq Barcelonën: Dua 3 mln euro që nuk m’i dhatë kurrë!

Sergio Aguero nuk është kursyer ndaj ish-klubit të tij, Barcelonës. Ai ka vendosur të përballet në gjyq me katalanasit për 3 mln euro paga të padhëna.

Lajmi raportohet nga gazeta madrilene,  sipas së cilës Barcelona kishte rënë dakord për të paguar sigurimin e Agueros për vitin e parë pas largimit nga futbolli, por nuk e ka mbajtur fjalën.

Aguero ndoshta nuk dëshiron që gjërat të bëhen publike, por mediat e kanë zbuluar dhe lajmi tashmë ka marrë dhenë. Ai ka thënë se do të pranonte një zgjidhje jashtë gjykatës.

Nëse Barcelona do të shfaqet sërish si e fortë përballë tij, atëherë ai do të presë vendimin e gjykatës dhe shifra e kompensimit mund të jetë më e lartë.

Argjentinasi iu bashkua Barcelonës me parametra zero në korrik 2021, por u detyrua të tërhiqej nga futbolli disa muaj më vonë, pasi zbuloi se kishte një sëmundje në zemër.