Live From Tirana

Agjenti imobiliar Armand Shkëmbi zbulon periudhën më të mirë për të shitur dhe blerë shtëpi!

I ftuar në “Live From Tirana” ishte agjenti imobiliar Armand Shkëmbi, për të folur rreth çmimeve të apartamenteve në Tiranë. Kur është koha më e mirë për të shitur një apartament dhe kur është më e keqja?

Periudha më e mirë për të shitur është vera dhe pranvera, sepse në përgjithësi njerëzit janë më të gatshëm të shpenzojnë para. Për të blerë, dimri. Njerëzit nuk shpenzojnë aq shumë dhe ndoshta mund të gjesh çmime më të mira. Ja vlen ta provosh, nuk humb asgjë.