Kushtet atmosferike në vend pritet të përkeqësohen përsëri në vijim dhe këtë herë duke u zhvendosur në pjesën veriperëndimore të vendit.
Agjencia e Mbrojtjes Civile njoftoi sot (8 tetor) se në bazë të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, IGEO, “në orët në vijim pritet të ketë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë”.
Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, po merr masat dhe koordinon me autoritetet vendore, për çdo emergjencë
Këshillohen edhe qytetarët që “të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo rast nevoje”.
Njoftimi i Mbrojtjes Civile:
“Agjencia e Mbrojtjes Civile: Në bazë të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, IGEO, në orët në vijim pritet të ketë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, po vijon koordinimin me autoritetet vendore për marrjen e masave të nevojshme në rast emergjence. Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo rast nevoje”.