Rafael Nadal po përgatitet t’i japë lamtumirën tenisit dhe kjo do të ndodhë në fund të këtij sezoni. 22 herë rresht kampion i titujve Grand Slam, ai nuk ka më dyshime. Spanjolli 38-vjeçar do të përfaqësojë vendin e tij në Davis Cup në Mallaga, duke shënuar paraqitjen e fundit në sportin që i dha famën. Nadal ka qenë shumë pak në fushë në dy sezonet e fundit dhe për shkak të lëndimeve.
Vitin e kaluar, ai e pati paralajmëruar se më 2024-ën do të largohet e në një deklaratë u shpreh:
Jam këtu për t’ju informuar se po shkëputem prej tenisit profesional. Realiteti është se kanë qenë vite të vështira, sidomos dy të fundit. Nuk besoj që kam mundur që të luaj pa kufizime.
Nadal largohet si tenisti i dytë më i suksesshëm i të gjitha kohërave, pas Novak Xhokoviçit.
Nadal ka fituar 14 herë në garat French Open duke shënuar kështu një rekord, si dhe triumfoi në 112 prej 116 ndeshjeve të mëdha në Roland Garros. Po ashtu, Nadal ka fituar disa herë në garat US Open, Australian Open, Wimbledon, si dhe në Lojërat Olimpike.
Mendoj që është koha e duhur që t’i jap fund një karriere të gjatë dhe shumë më të suksesshme nga sa mund ta imagjinoja.
Ndër të tjera, vuri në dukje se është shumë i lumtur që gara e tij e fundit do të jetë në Davis Cup, duke përfaqësuar shtetin e tij, Spanjën.