Bota

Afrikë e Jugut, 90 fëmijë përfundojnë në spital prej ëmbëlsirave me kanabis!

Rreth 90 fëmijë të një shkolle fillore në Pulamadibogo, një fshat në veri-perëndim të Afrikës së Jugut, janë shtruar në spital pasi kanë konsumuar kroasanë që dyshohet se përmbanin kanabis. Pasi konsumuan ëmbëlsirat, nxënësit ndjenë menjëherë marrje mendsh dhe dhimbje stomaku dhe të gjithë u dërguan në spitalet pranë shkollës.

Ndërkohë, testet toksikologjike janë duke u kryer për të konfirmuar nëse kanabisi ishte apo jo i pranishëm brenda ëmbëlsirave. BBC duke cituar zyrtarët lokalë bën me dije se nxënësit i kishin blenë ëmbëlsirat, të njohura edhe si “biskotat hapësinore”, nga shitësit ambulantë gjatë rrugës për në shkollë.

Shitësit, të identifikuar, u arrestuan nën akuzën për tentativë vrasje. Shitësit e ëmbëlsirave do të dalin para gjykatës së magjistraturës Soshanguve. Megjithatë, helmimi ka shkaktuar shumë shqetësim tek prindërit në lidhje me sigurinë e fëmijëve të tyre.