Showbiz

Afërdita Dreshaj zbulon lajmin e bukur, do të bëhet nënë për herë të parë

Ashtu si shumë personazhe të tjerë të famshëm edhe Afërdita Dreshaj nëpërmjet rrjeteve sociale lajmëroi se do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj çek, Jakub Kindl janë në qiellin e 7-të pasi shumë shpejt do të vijë në jetë engjëlli i tyre që është djalë. “Do të bëhemi me djalë! Vogëlushi Kindl po vjen, mars 2021” -shkruan bukuroshja në përshkrimin e fotos në Instagram.

Afërdita dhe Jakub nuk kanë ndarë detaje të tjera rreth pritjes së ëmbël por duket se do t’i mbajnë fansat e tyre të përditësuar me çfarë do të ndodhë.