Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.
Afërdita së bashku me partnerin e saj prej disa muajsh morën vendimin e rëndësishëm duke u zhvendosur nga Amerika në Republikën Çeke. Kjo zhvendosje e familjes ndodhi për shkak të transferimit të Jakub-it në një ekip europian. Por, tani që kampionati përfundoi, familja Dreshaj janë rikthyer në shtëpinë e tyre në Amerikë.
Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj e pak më parë me anë të një Instastory, teksa ka ndarë me ndjekësit një foto me partnerin e saj, krahas ka bërë dedikim romantik për të:
Të dua
Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj e pak ditë më parë një ndjekës e ka pyetur nëse është shtatzanë sërish dhe qartë e pastër, modelja është përgjigjur: “Jo”. Pra, mesa duket çifti ende nuk po mendon të zgjerojnë familjen.