Aktualitet

Aeroporti i Vlorës shton turistët, tabloidi britanik “Daily Express”: “Shqipëria rrit investimet për 14 milionë vizitorë në sezon”!

“Shqipëria po shton investimet për të arritur objektivin e 14 milionë turistëve në sezon”. Kështu shkruan tabloidi britanik “Daily Express” në një artikull ku i kushtohet vëmendje ndërtimit të aeroportit të Vlorës, në përfundim të të cilit pritet që në jug të vendit të mbërrijnë të paktën 4 milionë turistë më shumë.

“Daily Express” shkruan se aeroporti i ri që do të kushtojë rreth 88 milionë Paund, do të shkurtojë udhëtimin e turistëve europianë dhe do ta bëjë më atraktiv vendin. Tabloidi britanik shkruan:

Shqipëria shpreson të rrisë numrin total të vizitorëve në vit në pesëfishin e popullsisë aktuale të vendit. Objektivi prej 14 milionë turistesh do të ishte një rritje prej katër milionësh nga 10 milionë vizitorë të raportuar për vitin 2023.

Ksamili, Gjipeja e Dhërmiu janë plazhet mbresëlënëse që sugjerohen në artikull, për të shijuar hijeshinë e bregdetit shqiptar, që shpesh është cilësuar si Maldivet e Europës. Për këtë arsye, turistët zgjedhin vende më të lira, si Shqipëria, shkruan prestigjiozja britanike “Mirror”, që e konsideron vendin tonë “xhevahiri i Ballkanit”. Booking.com e emëroi qytetin bregdetar të Vlorës vitin e kaluar si një nga destinacionet kryesore për këtë vit. Shqipëria është trendi i këtij viti për arratisjet në plazh, për shkak të ujërave të kaltra, maleve mbresëlënëse dhe faktit se e përballueshme për të gjithë llojet e udhëtarëve.