Showbiz

Adrola Dushi sqaron një herë e mirë marrëdhënien e saj me Capital T

Që pas shfaqjes së modeles Adrola Dushi në klipin e Capital T, “C’est La Vie”, shumë aludinin se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.

Shkak për këtë është edhe marrëdhënia e tyre e ngushtë por edhe pjesëmarrja e reperit në ditëlindjen e modeles ku nuk ngurruan të postonin foto krah njëri-tjetrit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi Adrola ka sqaruar një herë e mirë raportin me Capital T. “Me Trimin jemi shumë shokë, shumë miq të mirë. Njihemi prej vitesh dhe e vlerësoj shumë si artist dhe si djalë dhe jam me fat që e kam në jetën time” -tha modelja duke theksuar se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa një miqësi të ngushtë.