Celebrities Gossip Showbiz

Adrola Dushi pubikon foton me të, por Capital T ka një ‘kritikë’: “A nuk…”

Modelja e njohur Adrola Dushi ka publikuar për herë të parë foto me Capital T, me të cilin prej kohësh flitet që janë në një lidhje. Adrola ka publikuar foto të shkëputura nga koncerti i reperit mbajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” më 16 gusht, ku në mes tyre është dhe fotoja me Capital T.

Por reperi, duket se ka pasur një kritikë për modelen, në lidhje me foton e përzgjedhur nga ajo për të publikuar. Me një ikonë duke qeshur, Capital T shkruan:

 A s’gjete foto më të mirë a? 

Kujtojmë se, prej shumë kohësh është përfolur për një romancë të mumdshme midis Adrola Dushit dhe Capital T, por megjithatë dyshja nuk e ka konfirmuar asnjëherë zyrtarisht. Pak kohë më parë në një intervistë për Top Channel në “Se Luan Topi” Adrola nuk e tha emrin e të dashurit të saj, por e la të nënkuptohet kur tha se është në një romancë me djalin më të bukur, ndërsa në sfond ishte një nga këngët e Capital T. Nga ana tjetër, i pyetur për Adrolën, Capital T në një intervistë për “Top Arena” ka thënë se ‘ajo është një nga vajzat më të bukura në Shqiptari’.