Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka qenë shumë e përfolur në portale kohëve të fundit. Historia e përballjes dhe fitores me sukses të luftës së saj me tumorin, miqësia me Arjola Demirin e lidhja e saj me futbollistin Keith Owen Groeneveld kanë qenë disa nga arsyet se përse Adriana ka qenë kryefjalë e mediave.
E së fundmi, në disa portale kanë qarkulluar zëra se bukuroshja është ndarë nga partneri i saj. Adriana dhe Keith nuk ndiqen më me njëri- tjetrin në Instagram. Lidhur me këto thashetheme, sa janë të vërteta apo jo, ka reaguar më në fund Keith. Në një intervistë të fundit, ai është shprehur se:
Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjen sepse shumica prej tyre duan vetëm sensacionin. Çfarë mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë. Edhe pse nuk jemi bashkë, ne çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit. Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja, ashtu sikurse edhe nga komentet e pamatura. Ndaluni! Edukoni veten dhe fëmijët tuaj. A doni që të ketë tumor prapë? Dhe krejt papritur, të gjithë ta përkrahin atë sërish. Hipokrizi. Filloni nga njeriu në pasqyrë para se të hapni gojën. Ajo është e mrekullueshme dhe të gjithë ju duhet të jeni krenar që një grua e tillë përfaqëson shtetin tuaj. Do doja të shprehë dashurinë time për të gjithë njerëzit që na kanë respektuar dhe dashur sepse edhe ne ju duam juve. Zoti ju bekoftë!
Pak muaj më parë, Adriana ndau një lajm të hidhur me fansat e saj. Përmes një statusi të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, Adriana tregoi se iu rikthye tumori në tru, pas nëntë vitesh. Kohë më parë Matoshi kishte treguar se nëntë vite më parë, ku ajo ishte shtatzënë ishte përballur me një prej sfidave më të mëdha në jetë dhe të njëjtën gjë kaloi edhe këtë herë.