Botë e Çuditshme

Adoleshenti ndërton një robot për të zgjidhur Kubin e Rubikut/VIDEO!

Një nxënës 13-vjeçar ka ndërtuar një robot që mund të zgjidhë një kub të Rubikut. Ruarcc, nga Kolegji St Malachy në Belfast-in verior ndërmori fillimsht hapa për të krijuar prototipe robotësh që zgjidhin enigmat në vitin e tij të dytë në shkollë, në moshën 12-vjeçare. Ku bë e mundur pasi shkolla lançoi qendrën e saj krijuese të teknologjisë digjitale (CDTH) vitin e kaluar.

Mësuesja Clare McGrath tha se ajo nuk besonte se roboti i Ruarcc do të funksiononte në fillim. Ruarcc i tha BBC News NI se ishte fillimisht ishte zhgënjyese, por ai punoi për ta përmirësuar atë.

Tani që po funksionon, është me të vërtetë shpërblyese.

Ruarcc theksoi se ai tashmë ka vendosur synimet e tij për një karrierë të ardhshme në industrinë e IT, ndoshta si një inxhinier softuerësh. Rikujtojmë se Qendra inxhinierike në Mitsubishi Electric ka vendosur një rekord botëror për kohën më të shpejtë për të zgjidhur kubin e Rubikut. Roboti i krijuar nga kompania japoneze e ka përfunduar detyrën në më pak se një sekondë. Bëhet e ditur se ngjarja e vendosjes së rekordit është zhvilluar në Tokio. Videoja e robotit është bërë shpejt virale dhe ka tërhequr një audiencë të madhe.

Në afat të shkurtër, shumë punëdhënës janë ankuar për pamundësinë për të plotësuar rolet dhe për të mbajtur punonjësit, duke përshpejtuar më tej përhapjen e robotëve. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë ndikimi afatgjatë i këtyre ndryshimeve radikale në tregun e punës. Një aspekt i diskutimit që shpesh neglizhohet, megjithatë, është perceptimi se si ndihen punonjësit njerëzorë për kolegët e tyre robotë. Ka shumë gjëra për t’u thënë mbi sistemet që rrisin apo eliminojnë aspektet më të mundimshme të punës së punëtorëve.