Art & Kulturë Çdo gjë është ashtu si duket

Administratorët e revistës kritike online “Peizazhe të fjalës”, në një intervistë shumë të veçantë!

Ky është episodi i 12 i “Çdo gjë është ashtu si duket” dhe Anna Shkreli vjen me një tjetër temë të veçantë dhe dy të ftuar shumë specialë. Këtë të enjte në studion e Top Albania Radio-s ishin Ardian Vehbiu dhe Elona Pira dy administratorët e revistës kritike online “Peizazhe të fjalës”, e cila në korrik ka 15-vjetorin e saj. Pikërisht lidhur me këtë përvjetor ja si shprehen administratorët e saj.

Revista nisi si blog dhe tani ka një përmasë tjetër, është pjesë e të përditshmes sonë. Tashmë kemi më tepër eksperiencë, miq, bashkëpunëtorë dhe lexues.

Tema kryesore që u diskutua ishte pikërisht pavarësia e skenës kulturore në Shqipëri në shumë përmasa, shkrimore dhe jo vetëm. Lidhur me këtë pavarësi, ja si u shprehën të ftuarit në “Çdo gjë është ashtu si duket”.

Kjo revistë onlinë ka një indiferencë ndaj klikimeve.

Më tej, administratorët treguan disa nga problemet që kanë hasur në këtë revistë kritike.

Ka një distancë sepse disa njerëz na lexojnë por kanë frikë të bëjnë like apo të shpërndajnë diçka. Ka edhe që nuk e sjellin shkrimin te ne që të mos humbasin shanse të tjera.

Megjithatë, pavarësisht vështirësive që ata hasin, revista e tyre plot risi ka një sërë përfitimesh publike.

Ne bëjmë shërbim publik. Ky nuk është qëllimi ynë, por është efekt. Përfitimi i publikut është i tërthortë, por i rëndësishëm.