Celebrities Showbiz

Adhuron sfidat, konkurrentja e radhës në “Dancing with the Stars” është Deborah Keçi!

Pak kohë më parë u njoftua rikthimi i një projekti shumë të madh në Shqipëri, i cili është spektakli “Dancing with the Stars”. E teksa pritjes duket se po i vjen fundi, ndërsa spektakli nis pikërisht në muajin tetor, pak nga pak po zbulojmë edhe artistët dhe personazhet vip që do t’i bashkohen “Dancing with the Stars”.

Konkurrenti i parë që u zbulua ishte Alban Nimani, artisti vizual, këngëtari dhe solisti i grupit “Asgjë Sikur Dielli”. Ndërkohë, e dyta që u zbulua ishte Sara Hoxha, e njohur gjerësisht si influencer, një nga personazhet vip më të përfolur të momentit.

E teksa Isli Islami lë zgjimet e hershme për mbrëmjet e vona po ashtu edhe Megi Pojani dhe këngëtari Ardit Çuni u zbuluan gjithashtu si konkurrentët e radhës në spektakël.

Pak minuta më parë në faqen zyrtare të “Dancing with the Stars” në Instagram është publikuar video me konkurrenten më të re të spektaklit, bëhet fjalë për Deborah Keçi, Drejtoreshën e Përgjithshme e Klubit Shumësportësh të Tiranës. Përveç pasionit të saj për sportin ajo do të guxojë edhe të ndërmarrë sfidat e ndryshme në kërcim. Ne mezi po presim që ta shikojmë dhe njëkohësisht i urojmë suksese.