Adelina Tahiri është një artiste që prej kohësh ka marrë një pauzë mjaft të gjatë nga muzika dhe ekrani. Mirëpo, edhe pse larg botës së artit, ajo ka qenë në qendër të portaleve. E ftuar ditën e sotme në “Live From Tirana”, Adelina na ka folur më shumë mbi lajmet që janë shkruar kohët e fundit për të…
Kemi parë që ke kaluar disa pushime të gjata këtë verë së bashku me familjen tënde…
Unë nuk publikoj çdo gjë, nxjerr vetëm atë që duan të shohin të tjerët. Unë i kaloj pushimet në Greqi me familjen time, të gjithë e dinë që jam atje. Të tre muajt e verës unë jam atje me familjen. Gjatë kësaj kohe iu kushtova shumë Jonit.
Ndërkohë me çfarë po merresh këto kohë në Tiranë?
Po merrem me një projekt që do e bëj në Shqipëri, por ka lidhje me Maqedoninë. Nuk ka të bëjë me muzikën, por me biznesin. Do ta prezantoj rreth muajve nëntor-dhjetor. Këtu në Shqipëri është, por kam vendosur ta bëj në Maqedoni. Por vetëm kaq, nuk do flas më.
A mund ta imagjonosh veten në një kompeticion si “Big Brother”?
Mund ta imagjionoj veten, por nuk mund ta bëj. Nga tipi që kam dhe nga shkaku i djalit, nuk mund të sakrifikoj. Tani kam shumë përgjegjësi, punë, gjërat e mia që nuk mund t’i lë. Nuk është aq e thjeshtë, sidomos të mos kem asnjë kontakt me familjarët.
Ka pasur gjithashtu shumë lajme në rrjet lidhur me jetën tënde personale…
Jo gjithmonë lajmet që dalin janë të vërteta. Për shembull kjo me vjedhjen thoshte që ishte në Selanik, kur ndodhi në Shkup. Gabimi më i madh që kam bërë është që jetën time private e kam bërë transparente. Nuk do të diskutoj më asgjë nga jeta ime personale. Sepse kam një fëmijë që po rritet dhe nuk dua të ndikohet nga asnjë lloj lajmi. Nuk do të flas më nëse vazhdoj të jem e martuar, a jam divorcuar, apo jam martuar sërush, asgjë. Jam e lumtur dhe ndihem shumë mirë për momentin dhe kjo ka rëndësi. Kur je një imazh publik gjërat kanë kostot e veta. Por rëndësi ka që jam e lumtur.
Po lidhur me eksperiencën tënde në festivale, do të të shohim së shpejti diku?
Kam ardhur në një fazë që të gjitha këto projekte, kanë një stres dhe përgjgjësi të madhe. E kam më të lehtë të merrem me 2-3 këngë dhe me klipe, se sa t’i bëj stres vetes. Më mirë bëj një klip dhe jam e kënaqur. Ndoshta dhe do të shkoj në festival. Ndoshta mund të shkoj dhe në Eurovision nga Maqedonia. Është një ide e mirë dhe mund ta bëj. Por unë gjërat i marr seriozisht dhe do të doja ta përfaqësoja në një mënyrë që nuk është shfaqur më parë, në një stil amerikan.