Celebrities Gossip Showbiz

Adelina Tahiri flet për presionin publik pas martesës: “Marrëdhënia jonë u kthye në një çështje politike”

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka ndarë për herë të parë përvojën e saj të vështirë pas martesës me bashkëshortin maqedonas, duke zbuluar presionin dhe paragjykimet që ajo përjetoi nga opinioni publik. Në një intervistë të hapur dhe të sinqertë, ajo theksoi se marrëdhënia e saj u shndërrua në një temë të nxehtë diskutimi, e cila u shoqërua me akuzat dhe sulmet mediatike.

Adelina tha se media dhe publiku u fokusuan shumë te origjina e bashkëshortit të saj, duke e kthyer atë në një çështje politike që nuk kishte lidhje me jetën e saj personale. Këngëtarja shpjegoi se:

Ata u kapën tek fakti që kam një burrë maqedonas, milioner nga Maqedonia. E gjithë situata u përdor për përfitime mediatike. U fut lufta e Kosovës dhe tema politike që nuk kishin asnjë lidhje me ne

Bukuroshja tregoi se për shkak të kërcënimeve të shumta që kishte marrë gjatë asaj periudhe, ajo kishte vendosur të mos organizonte një dasmë.

Kisha kërcënime pafund dhe u keqtrajtuan shumë gjëra nga e kaluara ime. Kjo e bëri situatën edhe më të rëndë. Ishte e pamundur të bëja dasmë kur ndihesha e kërcënuar

– tha ajo, duke theksuar se këto presione e kishin detyruar të mbante një qëndrim të matur.

Pavarësisht vështirësive dhe paragjykimeve, artistja theksoi se ka dalë më e fortë nga kjo përvojë dhe tani nuk ndalet nga ata që dikur e kritikuan.

Gjithë ata që më pështynë atëherë, tani më lëpihen. I shoh në sy dhe nuk kuptoj se çfarë njerëzish janë

– përfundoi duke i dhënë një përgjigje të qartë atyre që e gjykonin pa njohur të vërtetën e jetës së saj.