Showbiz

Adelina Ismajli, i lashë këngët patriotike, kur çdo këngëtar bënte lekë me to në Zvicër

Në emisionin “Dilema Sociale” për ditën e pavarësisë u diskutua tema e patriotizmit.

Për të diskutuar rreth kësaj teme ishte e ftuar në Top Albania Radio Adelina Ismajli. Për Adelinën Kosova dhe Shqipëria kanë vetëm një ndarje administrative, por në zemër janë gjithmonë bashkë.

Ajo ka nisur të këndojë me tema patriotike që në moshën 6 -vjeçare dhe shumicën e jetës së saj ja ka dedikuar atdheut. Gjatë intervistës Eno Popi e pyet atë nëse ne bëhemi patriotë me këngë dhe simbole vetëm në raste festash për vëmendje dhe klikime apo vërtetë e ndiejmë?!

Në ditët e sotme koncepti i patriotizmit ka ndryshuar dhe shumë prej këngëve janë kthyer në një biznes të pandershëm. Njerëzit që më së shumti kanë propaganduar për patriotizëm na kanë zhgënjyer” – shprehet Adelina, duke nënkuptuar që këto këngë po përdoren për lekë dhe për të tërhequr vëmendjen.

Më pas në një linjë telefonike ishte i ftuar edhe Robert Aliaj, i cili u revoltua menjëherë kur Eno Popi i përsëriti atij mendimin e Adelinës për këngët patriotike.

Sipas Robertit këto këngë janë më antipatriotiket që ekzistojnë. Ai nisi të thërrasë me zë të lartë se janë një “Turp”.

Pa pikë modestie… që nga Adelina Ismajli dhe të gjithë këngëtarët e tjerë kanë një nivel skandaloz, janë tallava e folklorike, poshtërsi që i bëhet vendit tonë. Këto këngë po abuzojnë me himnin… “O sa mirë me qenë shqiptar” është turp i madh… është ambalazh për të mbuluar pisllëqet e tyre” –tha Roberti.

Por historia e gjithë kësaj nuk mbaron këtu… Robert Aliaj reagon sërish në rrjetet e tij sociale me një përgjigje për Top Albania Radio-n duke e quajtur të gjithë këtë një “Mentalitet Emigranti”.

NE JEMI NJE POPULL ME MENTALITET EMIGRANTI.Nje pergjigje per Top Albania RadioMeqenese Top Albania Radio me listoi…

Posted by Robert Aliaj Dragot on Sunday, November 29, 2020

Sidoqoftë ne kemi qëllimin për të zbuluar se si po funksionon atdhedashuria në ditët e sotme.

Pse ne e shprehim më shumë patriotizmin në ditët e festave?! A po përdoren këngët për të tërhequr vëmendjen dhe për më shumë klikime?!

Kohët kanë ndryshuar shumë, përgjigjet e shumë pyetjeve gjenden tek vetja jonë se si ne e ndiejmë dhe si duhet të ndërgjegjsohemi për një të ardhme më të ndritur.