Celebrities

Adelina Ismajli heq dorë nga muzika?!

Një lajm i trishtë për të gjithë fansat e këngëtares së njohur, Adelina Ismajli. “Diva” e muzikës shqiptare e ftuar në maratonën e 100 këngëve më të bukura të vitit 2020 nga “Top Albania Radio” tha se nuk do të ketë më një rikthim të sajin në muzikë.

Ajo shpreson që ky vit shkatërrimtar të mos kthehet më kurrë dhe uroi për të gjithë që Viti i Ri të jetë sa më i mbarë e plot shëndet pasi të tjerat të gjitha bëhen. E pyetur se ku po i pret këto festa, Adelina tha se po i kalon në shtëpi me djalin dhe bashkëshortin e saj.

Ndërkaq, Ismajli u shpreh se edhe xhirimet e emisionit të saj më të ri kanë mbaruar. Mesa duket ajo i është fokusuar totalisht moderimit dhe ka hequr dorë përfundimisht nga projektet e reja muzikore.