Celebrities Gossip Music Showbiz

Adele vendosi një rekord të ri botëror me paraqitjet e saj në Mynih!

Me performancën e mbrëmshme në Mynih, diva muzikore Adele përfundoi një seri prej 10 koncertesh në këtë qytet gjerman. “Adele in Mynich” quhej turneu i këngëtares britanike. Turneu me dhjetë data, i cili përfshinte dy shfaqje në javë, filloi më 2 gusht dhe përfundoi më 31 gusht. Megjithatë, përveç faktit që është i vetmi turne evropian, vëmendje të veçantë tërhoqi hapësira e ndërtuar me qëllim në Messe Munchen, e cila kushtonte deri në 100 milionë funte dhe kishte një kapacitet deri në 80 mijë vizitorë në ditë.

Edhe pse është projektuar kryesisht për koncertet e saj, do të përdoret edhe më pas. Është stadiumi i parë portativ, instalimi i të cilit zgjati vetëm disa javë. Përveç kësaj, Adele arriti të vendosë një rekord të ri botëror. Në fakt, Libri i Rekordeve Botërore Guinness konfirmoi zyrtarisht se Adele kishte “ekranin më të madh LED”. Performanca çdo natë përfshinte 22 këngë. Fansa të shumtë në rrjetet sociale kanë ndarë përshtypjet e tyre nga performancat e yllit britanik.

Ndërkaq, Adele ka njoftuar se do të marrë një pushim të gjatë nga muzika, duke shqetësuar kështu fansat e saj. Këngëtarja e famshme njoftoi se pas kthimit të saj në Las Vegas, do të ndërpresë performancat për një periudhë të pacaktuar. Ajo sqaroi se nuk ka plane për muzikë të re dhe dëshiron të bëjë një pushim të madh. 

Albumi i saj i fundit, i cili doli në vitin 2021, është i treti në karrierën e Adele pas albumeve të mëparshëm “19” dhe “21”. Adele ka marrë më parë pushime të ngjashme, përfshirë një periudhë në vitin 2011 për t’u nënshtruar një operacioni dhe një tjetër pas lindjes së djalit të saj në vitin 2012.