Së fundmi, ikona e muzikës botërore, Adele , në mënyrë të guximshme tregoi për të gjithë ndjekësit e saj se është duke u përballur me një infeksion bakterial në lëkurë, për të cilin ajo nuk kishte dëgjuar kurrë më parë, por që shfaqet shpesh në verë. Sipas Adele ky infeksion mund t’i jetë shkaktuar nga djersitja dhe prania e dritave intensive të skenës, gjatë performancës së saj në “The Colosseum” në “Caesars Palace”.
Sipas mjekëve ky lloj infeksioni bakterial është i predispozuar të prekë zonën e ijeve, duke përfshirë pjesën e sipërme të kofshëve, vitheve, por edhe pjesën e poshtme të barkut. Ndërsa interpretonte, Adele e trajtoi gjendjen e saj shëndetësore me nota humori duke ju drejtuar fansave se i nevojitej një peshqir nga djersitja e shumtë. Megjithatë duket se ajo po mësohet me gjendjen e re të lëkurës dhe ka bërë paqe me veten.
Rikujtojmë, se yli i muzikës botërore ka folur së fundmi për një problem shëndetësor që ka ndikuar tek ajo gjatë qëndrimit të saj në Las Vegas. Pasi këngëtarja ngjalli shqetësim te fansat pasi kishte vështirësi në ecjen gjatë shfaqjes në Las Vegas, ajo u shpreh se vuante nga dhimbjet e forta dhe kronike të shpinës. Në vitin 2021, Adele zbuloi se dy herë më parë ishte përballur me disqe të rrëshqitura në shpinë. Duke folur me “The Face” ajo u shpreh se i ndodhi kur ishte 15-vjeçe dhe i shkaktoi dëme serioze.